Subscribe

Letërsia shqipe për më shumë se katër ditë është vizituar në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino. Me stendën e saj që nuk ka ofruar vetëm botime, por edhe takime me disa nga shkrimtarët e studiuesit e letrave shqipe, Shqipëria ka prezantuar per here te pare si pasaportën e saj të kulturës, Letërsinë. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e ftuar në ceremoninë e hapjes së panairit, ku merrnin pjesë Ministri i Kulturës, Dario Franceschini dhe personalitete të tjera të artit dhe kulturës italiane ka theksuar nevojën për bashkëpunim edhe më të gjerë mes dy vendeve. Emra të njohur të Letërsisë, por edhe të Kinematografisë kanë diskutuar për temat që kanë shqetësuar më shumë dy shoqëritë gjatë 20 viteve të fundit, që nga emigracioni, shkëmbimet kulturore e madje edhe per ekonominë si dhe interesin ne rritje te bizneseve italiane per Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *