“Lëshoheni si ‘gamori n’dahon'”/ Rama-opozitës: Gjuha ime do t’ju thyejë kockat

Duke marrë shkas nga gjuha e ashpër e deputetëve të opozitës parlamentare dhe përplasja jashtë sallës së Kuvendit mes Halit Valterit dhe Damian Gjiknurit, kryeministri Edi Rama tha se opozita bëhet e papërmbajtshme se ai “iu thyen kockat” me oratorinë.
Nga ana tjetër, ai tha se opozita në Kuvend thyen vetëm themelet e bashkëjetesës.
“Gjuha ime ua thyen dhe do t’ua thyej kockat, në sensin e oratorisë politike. Ndërsa gjuha juaj thyen themelin e normave të bashkëjetesës, thyen kontratën e bashkëjetesës me fëmijët tuaj në rradhë të parë. Habitem çfarë u thoni fëmijëve tuaj ju? Që atë që nuk e doni, që ju mund në një garë, ta shohin si pre dhe t’i turren? Këtë i mësoni. Jam i sigurt që këtë i mësoni. Dhe ju e bëni për Shqipërinë, e bëni për Atdheun. Ju shqetëson fati i popullit, dhe do t’i mbani në Shqipëri me këto fjalë? Duke thënë një në 3 fjalë hajdut, kriminel. Të jeni të qartë, nuk e dua unë, do ta mbyll hundën dhe do të votoj komisionet politike. Pse? Sepse janë tre palë në këtë mes. Nuk jam as diktator dhe as autokrat. Ju jeni në momentin e ‘bingos” por bingo një herë bie. Mos e bëni si ata që shkojnë e vënë baste, dhe ato lekë që fitojnë i lënë për raki. Iku rulota dhe ju lanë zarat ju. Dhe kujtoni se do t’i hiqni zarat në kurrizin tonë?




