E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 38 minuta më parë
Bota

Leopardi plagos 6 persona në Indi

Keto janë momentet shokuese te hyrjes se nje leopardi ne nje shkolle te qytetit indian Bangalore. 6 persona qe tentuan ta kapnin ate mbeten te plagosur, gjate nje përpjekjeje qe zgjati rreth 10 ore. Megjithatë, plagët e marre ishin te vogla dhe gjendja e tyre, nuk është kritike. Leopardi u qetësua me vështirësi, fale injeksioneve te përdorura dhe u transportua ne nje park kombëtar. Ngjarja ndodhi ne nje shkolle ndërkombëtare dhe momentet e përleshjeve me kafshën jane regjistruar nga kamerat e sigurisë. Leopardi qe kishte mbërritur nga nje pyll jo shume larg shkollës, mundi te kalonte murin rrethues te saj. Ne Indi, leopardët dhe kafshe te tjera gjenden shpesh ne zonat te populluara, ndërsa shkencëtaret kane paralajmëruar se ngjarje te tilla mund te shtohen nese njerëzit dëmtojnë habitatet e tyre. Ne kete shtet numërohen rreth 12-14 mije leopardë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë