Gjermania i dha leje Polonisë të dërgojë tanke “Leopard” të prodhimit gjerman në Ukrainë për të ndihmuar Kievin nëse Varshava bën një kërkesë të tillë. Lajmin e bëri të ditur ministrja e jashtme gjermane.

 

Sipas marrëveshjes së licencës, vendet nuk mund të dërgojnë tanke gjermane pa miratimin e Berlinit. Deri më tani, asnjë tank nuk i është dorëzuar në Ukrainë për luftime mbrojtëse kundër forcave pushtuese ruse. Ukraina u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve të saj perëndimorë që të japin më shumë dhe më shpejt ndihmën ushtarake për vendin e shkatërruar nga lufta.

 

Kritikat erdhën pasi 50 vende u takuan në bazën ajrore amerikane “Ramstein” në Gjermani dhe ranë dakord të furnizonin Kievin me miliarda dollarë pajisje ushtarake, duke përfshirë automjete të blinduara dhe municione. Pavarësisht presionit Gjermania tha se nuk kishte vendosur ende nëse do t’u jepte leje vendeve të tjera evropiane për të transferuar tanket e prodhimit të tyre në Ukrainë.

 

Një ditë më parë, Polonia ka njoftuar se është gati të dorëzojë 14 tanke Leopard në Kiev, por kryeministri Mateusz Moraëiecki po priste aprovimin e Berlinit, i cili erdhi këtë të hënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *