Leo Messi është fituesi i “Topit të artë” për herë të shtatë  në karrierën tij futbollistike. Një rekord historik ky për yllin  argjentinas, që ja doli të mposht emra të mëdhenj si Robert Levandofski, Zhorzhinjo apo Karim Benzema.

 

Messi udhëhoqi Argjentinën drejt fitimit të kupës së Amerikës në verë , ku ishte autori i katër gola dhe pesë asiste, duke u zgjedhur lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë i turneut. Përveç kësaj, pleshti u zgjodh edhe golashënuesi më i mirë në La liga ku triumfoi dhe në kupën e mbretit me fanellën e Barcelonës sezonin e kaluar.

 

Megjithatë dhe Robert Levandovski, futbollisti i dytë më i mirë në botë, nuk mbeti prapa, pasi u vlerësua si sulmuesi më i mirë i viti. Polaku ndihmoji Bayern Munichut ta fitojë Bundesligën dhe  fitoi çmimet si  golashënuesi më i mirë në Evropë dhe në Gjermani.

 

Sa i përket vlerësimeve të tjera , Gianluiggi Donnaruma fitoi çmimin  e portierit më të mirë duke mposhtur futbollistë më emër si Mendi, Enderson, Oblak apo Nojer, ndërsa talenti i vitit e mori futbollisti i Barcelonës Pedri Gonzales. Sa u përket futbollit të femrave ishte mesfushorja katalanase Aleksia Putejas që u zgjodh lojtarja më e mirë e vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *