E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lëndohen tre zjarrfikës në Vlorë, përfundojnë në spital pas luftës me flakët në malin e Dukatit

Tre efektivë zjarrfikës të Vlorës janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal, pasi kanë pasur probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit gjatë luftës me flakët në malin e Dukatit.

Luan Kapaj, Andrea Lala dhe Dëfrim Bilali aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe të stabilizuar.

Reklamë

Zjarrfikësit janë vizituar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili është ndalur edhe tek situata në malin e Dukatit.

Sipas tij, ndihma nga vendet partnere do të bëjë të mundur kontrollin e vatrës së zjarrit, me qëllim që flakët të mos përfshijnë Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë vijon të jetë aktiv prej disa ditësh.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë