E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Lëndohen 12 minatorë në minierën e Trepçës, shkak acidi sulfurik

Ditën e sotme 12 minatorë në Trepçë janë lënduar nga acidi sulfurik. Dy prej tyre kanë lëndime serioze të syve, sipas medieve në Kosovë.

Lajmi konfirmohet nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë.

Dy minatorët me lëndime të syve, pas trajtimit në repartin e Emergjencës janë transferuar në repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë për trajtim të specializuar.

Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë