Analisti Alfred Lela e ka cilësuar si një kërcënim marrjen e Bashës si të pandehur nga prokuroria për çështjen e lobimeve në SHBA.

 

Lela tha së studion e Real Story se prokuroria sa herë që opoizta është e acaruar I troketë në derë Bashës. Ai deklaroi se kjo ëhstë hera e tretë që prokuroia vepron në momente të rëndësishme të situatës politike në vend.

 

“Eshte hera e 3 qe Prokuroria i con nje kercenim kreut te opozites, ne momente te rendesishme. I troket ne dere Bashes, sa here qe opozita eshte e acaruar”

 

Ndërkohë të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe analisti tjetër, Skënder Minxhozi.  Sipas Minxhozit momenti kur prokuroria ka reaguar është pak I dyshimtë pasi letër-porositë kanë ardhur prej kohësh.

 

“Momenti kur Prokuroria ka reaguar, eshte pak i dyshimte.  Leter-porosite kane ardhur prej  kohesh, por nuk e dime pse jane  mbajtur kaq gjate.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *