Kronikë
Lëkundje të forta tërmeti gjatë natës në Tiranë dhe Durrës

Disa lëkundje tërmeti të regjistruara gjatë natës kanë shkaktuar sërish panik tek qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe Thumanës.
Sipas qendrës europiane EMSC, vendi u godit ngë tërmeti në orën 01:52 dhe ishte me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 28 km larg Tiranës dhe 9 km nga Mamurrasi.
Reklamë
Ky tërmet është pasuar edhe me 6 paslëkundje, por nuk kanë qenë më magnitudë të lartë, nga 1.6 deri në 2.6 të shkallës rihter.
Nuk raportohet për dëme materiale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




