E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Leku rikthehet fuqishëm, “rrëzohen” brenda ditës euro, dollari dhe paundi britanik

Monedha vendase ka fituar shumë terren që prej mëngjesit të sotëm kundrejt valutave të huaja.

Siç raporton Banka e Shqipërisë, leku ka fituar pikë thuajse ndaj të gjitha valutave gjatë ditës së sotme.

Reklamë

Kështu, një euro u këmbye sot mesatarisht me 103.54 lekë, ndërsa një dollar amerikan me 93.64 lekë.

Pikë ka humbur edhe paundi britanik ndaj lekut duke u këmbyer sot mesatarisht me 119.11 lekë.

Pas një zhvlerësimi të lehtë disa ditor ndaj euros, duket se leku është rikthyer në një trend rritës kundrejt monedhave të huaja. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë