E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Lejuan vjedhjen e 3.2 mln $, Prokuroria: Liri për rojet private

Tre muaj nga grabitja e 3.2 milion dollarëve në rrugën e Rinasit, prokuroria e zgjodhi të kërkojë dënimin më të butë për rojet private që transportonin paratë drejt aeroportit.

 

Akuza tha se gjykata duhet të ndëshkojë me nga një vit e 6 muaj shërbim prove Xhelil Metajn, Gentian Dedjan, Endrit Dacin Dashamir Ballen dhe  Perparim Logun.

 

Reklamë

Ndërsa për administratorin e kompanisë “Jaguar security” Fatmir Gapi u kërkua 2 vite burg.

 

Policët privatë dhe drejtuesin teknik i firmës ishin të parët që përfunduan në pranga pas grabitjes.

 

Ata u dyshuan si bashkëpunëtorë në grabitje, por kjo nuk u provua gjatë hetimit. Ndërsa neglizhenca u lehtësoi punën grabitësve.

 

Grabitja ndodhi rreth të enjtes e 9 shkurtit  në segmentin rrugor Qafë Kashar­-Rinas. Banda e armatosur mori thasët me para në vetëm pak minuta, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Muaj më vonë, anëtarët e grupit u arrestuan, ndërsa në kërkim ndodhet Admir Murataj, i cilësuar si truri i grupit kriminal.

Më shumë video

Reklamë