E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lejuan mallra kontrabandë, 2 doganierë të arrestuar në Korçë

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës mes tyre dy doganierë, pasi kanë lejuar të kalojnë makina me mallra kontrabandë.

 

Ndalimi I tyre është bërë në hyrje të qytetit të Korçës, ndaj mjeteve tip “Benz” dhe “Renault” të shtetasve A.K., dhe A.B., ku iu gjetën mallra të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje rezul;ton se shtetasit me iniciale E.M, 39 vjeç dhe L.M, 32 vjeç, me detyrë doganier në Kapshticë dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar shtetasit e lartpërmendur  të kalojnë  sasinë e mallrave të dyshuara kontrabandë, duke iu shmangur detyrimeve doganore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë