E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lejuan kultivimin e kanabisit, APM pezullon 4 punonjës të Komisariatit Peqin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP, ka pezulluar nga detyra 4 punonjës të Komisariatit të Policisë Peqin të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet fjalë për Komisar Sh.Xh., me detyrë shef seksioni i hetimit të krimeve në volum, N/Komisar S.D., me detyrë specialist i hetimit të krimeve,  Inspektor A.K, me detyrë ndihmës specialist i hetimit të krimeve dhe  Inspektor A.K., me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të kryera me metoda speciale, ku ka dyshime të arsyeshme bazuar mbi prova për përfshirjen e punonjësve të policisë në shpërdorim detyre, duke lejuar me veprime dhe mosveprime konkrete zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike të dy rasteve në banesën e shtetasit R.B.

Në datën 13 shtator ky shtetas është arrestuar nga DVP Elbasan për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa.

Hetimet vazhdojnë për përfshirjen dhe të punonjësve të tjerë në këtë aktivitet kriminal./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh