Drejtori i policisë së burgjeve Bardhyl Kaçorri dhe katër persona të tjerë u shkarkuan nga detyra, pasi lejuan daljen nga qelia te Dritan Dajtit, për të marre nje trajtim mjekesor në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Ministria e Drejtesise verifikoi procedurat e ndjekura nga autoritetet e burgut te Peqinit dhe te Tiranes, duke zbuluar shume shkelje.

Ne raport thuhet se strukturat përgjegjëse nuk moren masat e duhura për shoqërimin e dajtit jashtë qelise. Kjo i kushtoi vendin e punes edhe drejtorit te burgut te Peqinit Emin Shpata, si dhe shefit të forcave operacionale në Tirane, Ferit Mici.

Ministria shkarkoi gjithashtu edhe mjekun Andi Andoni, i cili neglizhoi mundësite për kryerjen e vizitave mjekësore pranë institucionit e vuajtjes së dënimit.

Dritan Dajti u denua me burgim te perjetshem per vrasjen e 4 policeve, por me pas denimi i tij u ndryshua ne 25 vjet heqje lirie.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *