E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lejohet shërbimi brenda në restorante e bare/ Klubet e natës mbeten mbyllur

Pas më shumë se gjashtë muaj kufizime, qeveria ndryshon rregullat anticovid, duke lejuar që nga data një tetor të lejohet shërbimi edhe në ambientet e mbyllura. Bëhet fjalë për baret dhe restorantet të cilat zyrtarisht nga muaji mars e deri më sot nuk lejoheshin të ushtronin aktivitet brenda. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu jep detaje të protokollit të ri.

 

Sipas protokollit të ri, baret dhe restorantet do të duhet të dezinfektohet 2 deri në 3 herë në ditë. Ndërsa, sa i përket distancës së tavolinave, ato duhet të jenë 2 metra larg njëra tjetrës. Në udhëzues kërkohet edhe menuja të jetë elektronike ose e plastifikuar. Por ka një kategori biznesesh që do të vijojnë të mbeten të mbyllura.

 

Reklamë

Sektori i bareve dhe restoranteve përbën rreth 16% të ndërmarrjeve në vend me një numër total të punësuarish rreth 50 mijë. E thënë ndryshe, në të gjithë vendin numërohen rreth 18 mijë bare dhe restorante.

 

Ky sektor ishte i fundit që u hap pas masave kufizuese të qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit, duke bërë që i qindra prej tyre të përfshihen në kushte të vështira financiare. Situata mbetet ende problematike pasi shumë qytetarët për shkak të virusit por edhe situatës ekonomike nuk frekuentojnë si më parë restorantet.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë