Subscribe

Komiteti i ekspertëve është i shqetësuar se pas ndeshjes Shqipëri- Poloni, me stadiumin e mbushur me 22 mijë tifozë, infektimet do të rriten.

Vetë komiteti ka vendosur të mos lejojë grumbullime të tilla, por në rastin e ndeshjes nuk pyeti kush, as komitetin dhe as vendimet e tij.

Duke parë skenat ne stadium, shumë studentë e jo vetëm, mund të pyesin se përse ata nuk lejohen në auditorë ashtu si tifozët në stadium?

Anëtari i komitetit Skender Brataj e ka një shpjegim, por duket se ai vlen vetëm për të rinjtë dhe jo për sportdashësit.

 

SKENDER BRATAJ

KREU I URGJENCES KOMBETARE

 

Do kete nje rritje te numrit të të infektuarve. Komiteti nuk eshte kunder studenteve. Ata nuk jetojne vetem por ne bashkesi. Ne kemi detyrë te mbrojme shendetin e njerezve. Komiteti e ka lene ne fuqi rregullin e 30% e kapaciteteve te stadiumeve, duhet te marrin pergjigjesi institucionet perkates.Prania e aq shume tifozeve ne stadium shte nje shkelje e rregullave sidomos ne pandemi. Por nuk mund te bejme krahasime te tilla sa i perket 60 mijë studenteve qe nuk do te jene 90 minuta, por do jene cdo dite me ore te tera ne auditore. Jane dy paralelizma qe nuk mund te krahasohen sepse kuptohet ndoshta predominoi patriotizmi per te cilin cdo institucion do te mbaje pergjegjesite e veta, sepse nuk lejohet.  

 

Situata në spitale, sipas Bratajt paraqitet e qëndrueshme, ndërsa ka një rënie të shtrimeve.

Edhe numri i thirrjeve në urgjencën kombëtare, sipas Skender Bratajt,  në krahasim më javët e kaluara është në rënie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *