Subscribe

Shqipëria ka nisur aplikimin e lejeve të ndërtimit online. Komponenti i miratimit të një leje i kushtoi Shqipërisë 35 vende në raportin “Doing Bussines” të Bankës Botërore. Ka qënë kryeministri Edi Rama, i cili tha se tashmë nuk do të ketë më pritje pafund për ata që duan të ndërtojnë dhe as ryshfet. Çdo gjë bëhet përmes internetit dhe leja miratohet brenda 45 ditëve. Tahseen Sayed, drejtorja e Bankës Botërore për Shqipërinë, tha se rifillimi i dhënies së lejeve përmirëson klimën e biznesit dhe ky sistem i ri do të eliminojë korrupsionin.
Per ta bere me te lehte kilen e biznesit, duhet te rritet konkurrueshmeria, duke reduktuar pengesat administrative. Lejet e ndërtimit pengojnë klimën e mire te biznesit. Vitin e kaluar nuk ishte lëshuar asnjë leje nga bashkitë, kurse sot ka rifilluar dhe madje përmes nje praktike elektronike dhe efikase, forcohet transparenca dhe ulet korrupsioni.
Në konferencën ndërkombëtare për lejet e ndërtimit online, kryeministri ka shfrytëzuar pjesëmarrjen e zyrtarëve të rajonit për t’i kërkuar projekte të përbashkëta dhe të mirëstudiuara. Rama propozoi që në samitin e Parisit, vendet e Ballkanit, të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, të çojnë një kërkesë për të hequr tarifat dhe barrierat tregtare që BE vendos ndaj shteteve që nuk janë anëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *