Leipzig ka bërë historinë duke siguruar kualifikimin për në 4 më të mirat e Europës.

Gjermanet mposhtën 2 me 1 Atletico Madrid, që në letër ishte favorit. Dani Olmo shënoi fillimisht në minutën e 50. Mirëpo spanjolllet pak minuta më vonë fituan një penallti që u kthye në gol nga Joao Felix. 

Mirëpo teksa u mendua se ndeshja do të shkonte me shtesë, në minutën e 88 një goditje nga distanca e Adams bëri që topi të devijohej pa fat nga Savic në portën e skuadrës së tij Atletico Madrid.

Kualifikim i merituar për surprizen Leipzig ndërsa  skuadra e Simeones humbet një shans të artë për të tentuar fitoren e Champions League. Skuadra gjermane tashmë do të luajë në gjysmëfinale kundër PSG.

Ndeshja me shumë emocione u transmetua në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *