E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Leicester mund edhe Liverpool, ngec Arsenal

Leicester vazhdon te beje mrekullia ne kampionatin anglez teksa arriti një tjetër fitore kundër nje skuadre te ashtuquajtur te madhe duke mbajtur vendin e pare ne krye te klasifikimit. Ne King Pauer Stadium skuadra e italianit Ranieri mundi Liverpulin 2-0 duke u ngjitur ne kuotën e 50 pikëve tre me shume se Mancester City. Heroi i mbrëmjes Xhemi Vardy autor i dy golave. Pas një pjese te pare me rrjeta te paprekura ne minutën e 60 golashënuesi me i mire i kampionatit anglez zhbllokoi shifrat me nje gjuajtje spektakolare. 11 minuta me vone surpriza e këtij sezoni realizoi golin e dyte duke i dhene tre pike te çmuara skuadrës se tij. Manchester City i mjaftoi nje rezultat minimal 0-1 ndaj Sanderland per t’u larguar fitore nga stadium Of Light. Autori i golit te vetëm Aguero ne minutën e 16 te takimit. Ne vend te trete kaloi Totenhem qe mundi Noruic ne fushën e këtyre te fundit me rezultatin e thelle 3-0. Dy minuta ju deshën Spurs per te gjetur golin kur alli shënoi ne portën kundërshtare. Ne minutën e 30 një tjetër talent Hari kane dyfishoi shifrat nga pika e bardhe, ndërsa po ky lojtar vulosi shifrat përfundimtare ne fundin e takimit 3-0. Rezultati me surprize erdhi nga Emirates ku Arsenal, nuk shkoi me shume se barazimi 0-0 ndaj Sauthempton ndërsa përfundoi ne vend te katërt me pike te barabarta 45 me Totenhem. Edhe pse tentuan shume topçinjte, nuk arritën te zhbllokonin shifrat teksa gjuajtjet e Ozil Giroud Kocielny u ndalen nga heroi i mbrëmjes per Sauthempton portieri Forster. Ndërkohe vazhdon te prodhoje loje dhe rezultate Mancester United i Luis Van Gal. Ne Old Traford, djajtë e kuq shpartalluan 3-0 Stok City. Vendasit shënuan dy gola te shpejte ne pjesën e pare me Lingard dhe Martial ndërsa shenje ne këtë ndeshje la edhe kapiteni Runi me rrjetën e tij ne minutën e 53.

Vazhdo të lexosh

Reklamë