Video · Kronikë
Lehtësohet masa e sigurisë për infermieren që i vodhi 60 mijë lekë pacientit
Infermierja Ronida Hysa do të qëndrojë në arrest shtëpie. Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë u mor këtë të mërkurë nga Gjykata e Apelit, me propozim të prokurores Arta Marku.
Si argument për lehtësimin e masës nga arrest në burg në arrest shtëpiak u dha kujdesja për fëmijën e vogël.
Reklamë
Ronida Hysa është e divorcuar dhe ka një fëmijë 2-vjeçar, për të cilin nuk ka se kush të kujdeset. Infermierja ra në pranga sepse kishte vjedhur 60 mijë lekë pacientit me COVID, të shtruar në spitalin Infektiv.
Më shumë video
Reklamë




