Prej kësaj të hënE, 900 banorë të fshatrave Klos dhe Fan do ta kenë më të lehtë që të shkojnë në shkolla dhe qendra shëndëtësore.

 

Gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve për urën “bailey”, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vlerësoi kontributin e FA dhe ekspertëve xhenio në komunitet.

 

Ura “bailey”, e cila do t’iu vijë në shërbim banorëve të Fanit dhe Klosit ka një gjatësi prej 24 metrash. Ndërtimi i saj u bë e mundur falë bashkëpunimit të ekspertëve xhenio.

 

“Dua të falenderoj efektivët tanë për punën e shkëlqyer që kanë bërë. “Me komunitetin, për komunitetin” është moto e Forcave tona të Armatosura. Në 2 vitet e fundit, efektivët xhenio i kanë lehtësuar komunikimin 60 mijë banorëve nga jugu në veri të vendit, falë 16 urave “bailey”. Përmes këtij kontributi, FA kanë lehtësuar shërbimet për mijëra familje, kryesisht në zonat rurale dhe ato me distancë të largët nga qendrat e qyteteve, duke krijuar mundësi më të mira për frekuentimin e fëmijëve në shkolla, vizitat në qendrat shëndetësore apo shfrytëzimin e bujqësisë në dobi të ekonomisë familjare”, tha ministrja.

Për Xhaçkën, vëmendja ndaj komunitetit është një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë që ajo udhëheq.

 

“Përmes ligjit të ri “Për Mbrojtjen Civile”, do të ketë një koordinim më të mirë të të gjithë aktorëve. për t’i ardhur në ndihmë komunitetit në rast fatkeqësish natyrore apo në problemet e infrastrukturës. Brenda pak javësh do të mbërrijnë mjetet dhe uniformat e reja për ekipet e kërkim shpëtimit, zjarrfikësit dhe ekipet tona të specializuara në emergjenca, si përgjigja më e mirë ndaj kërkesave të kohës.”

 

Ministrja e Mbrojtjes shoqërohej nga deputetja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *