Pacientët që marrin me rimbursim mbi 8 pena insulinë në muaj nuk kanë më nevojë të shkojnë në Tiranë për të përfituar rimbursimin falas.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se nëpërmjet Telemjekësisë, konsultat do të kryhen në formën online në spitalet rajonal dhe pacientët do ta marrin mjekimin pa qenë nevoja të paraqiten fizikisht.

 

“Nëse më parë pacientit i duhej të vinte nga Korça apo Shkodra në Tiranë për të kryer konsultën e specializuar për vijimin apo ndryshimin e trajtimit me insulinë nga 8 deri në 12 pena në QSUT, duke shpenzuar para dhe kohë, falë këtij lehtësimi procedurial, pacienti e merr trajtimin në kohë në spitalin rajonal, afër vendbanimit nëpërmjet konsultës online nga mjeku specialist në QSUT pa qenë nevoja për t’u paraqitur fizikisht” – tha Manastirliu.

 

Deklaratat ministrja I bëri teksa inspektoi nga afër konsultat online në qendrën e Telemjekësisë në QSUT.

 

Janë mbi 32 mijë pacientë që trajtohen me insulinë në rang vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *