Subscribe

Duke nisur nga e hëna, masat anti-COVID në Shqipëri do të jenë më të lehtësuar.

 

Duke argumentuar se numri i të infektuarve dhe vdekjeve ka qenë në rënie të qëndrueshme gjatë këtyre ditëve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi zgjatjen e orës policore.

 

“Në vlerësim të situatës epidemiologjike të 6 javëve të fundit, kemi vendosur të ndërmarrim disa masa të reja:

-Të zgjatet ora e lejuar të qarkullimit të qytetarëve, ora e lejuar do të jetë ora 22 e mbrëmjes, duke filluar nga data e nesërme

Zgjatet me dy orë edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve.

Mbeten në fuqi të gjitha masat, përveç orës policore që do të lehtësohet nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit.

Duke marrë parasysh edhe përmirësimin e ndjeshëm të situatës në Mbretërinë e Bashkuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve.”

Kjo vendimmarrje erdhi e inicuar edhe për shkak të muajit të Ramazanit. Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi pak ditë më parë lehtësimin e masave.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *