E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Lehtësohen kushtet e udhëtimit/ Gjermania: Kosova, jo vend me rrezik

Ballkani Perëndimor vijon të mbetet në listën e vendeve të rrezikuara nga virusi Covid-19.

 

Autoriteti më i lartë i shëndetit publik në Gjermani bën të ditur se udhëtarët nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut duhet të pajisen me një test negativ nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar nga covid-19 në gjashtë muajt e fundit dhe gjithashtu t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore në Gjermani.

 

Reklamë

Karantinimi mund të shkurtohet pas pesë ditësh nëse bëhet një test dhe rezultati është negativ.

 

Përjashtim bëjnë udëhtarët nga Bosnje Hercegovina dhe Kosova, të cilët, nga kjo e diel, nuk do të kenë nevojë për teste dhe karantinim.

 

Testi negativ kërkohet te udhëtarët me avion, të cilët nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë