E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lehtësimi i masave izoluese/ Austria nis sot hapjen e mijëra dyqaneve

Mijëra dyqane në të gjithë Austrinë do të rihapen këtë të martë, duke u bërë një nga vendet e para në Evropë që heq masat izoluese ndaj koronavirusit. Megjithatë, mbajtja e maskave është e detyrueshme.

Po ashtu, distancimi fizik mbetet ende në fuqi, ndërsa njerëzve iu kërkohet që të qëndrojnë në shtëpi dhe të punojnë prej aty nëse është e mundur.

“Edhe ekonomikisht, ne duam të dalim nga kjo krizë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të luftojmë për çdo punë në Austri”, tha kancelari Sebastian Kurz.

Javën e kaluar, ai përshkroi hap pas hapi një plan për të rihapur disa pjesë të ekonomisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë