Legjenda e NBA flet në Tring/ Robert Horry sheh Lakers favorite në këtë sezon

Robert Horry, 7 herë kampion, një nga legjendat e padiskutueshme të NBA, ka folur të hënën ekskluzivisht për NBA Zone në platformën Tring. Ish lojtari i Hjuston, Feniks, Lakers dhe San Antonio kujton 3 pikëshin e famshëm ndaj Salamentos të cilin e konsideron si një nga momentet kyçe të karrierës së tij.
ROBERT HORRY
ReklamëISH- BASKETBOLLIST
”Pjesa e cmendur është se ishte pikërisht e tillë. Mund të them se jam rritur duke qënë një fans i Lakers dhe realizmi i një spektakli të tillë bënë që të kujtohet përgjithmonë nga fansat e kësaj skuadre dhe si një nga momentet më të mëdhenj që ishte do të thoja se u bë shumë shumë special për mua.”
Por si e e sheh ishbasketbollisti sezoni aktual të NBA:
ROBERT HORRY
ISH-BASKETBOLLIST
”Ta mendoj, skuadrat e Lindjes kanë të paktën 5 yje që do të luajnë atje. Brooklyn është një skuadër cmendurisht e preferuar ndërsa do të jetë e vështirë në perendim ku Juda po realizon një ecuri pozitive por sigurisht , kampionët në fuqi mbeten Lakers dhe favoritët kryesorë, kur ke Le Bron James në skuadër cdokush ka frikë.. Sa herë që luan ai, si përfundim shkon në finale.”
Në fund Herri dha një mesazh për të gjithë dashamirësit shqipatar të NBA:
ROBERT HORRY
ISH-BASKETBOLLIST
”Vazhdoni shikoni NBA, ky sport është gjithmonë në zhvillim dhe po bëhet më i mirë. Dhe gjëja më e rëndësihme dua tju falenderoj që e shikoni dhe jeni fansa të NBA.”
Kujtojme që prej muajsh emocionet e supersfidave të basketbollit amerikan përcillen ekskluzivisht në Tring.




