Kane zgjedhur pikërisht ditën e Kurban Bajramit, per te finalizuar procesin e legalizimit te disa xhamive dhe objekte te komunitetit mysliman. Ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni dhe kreu i Bashkisë Durrës Vangjush Dako, zyrtarizuan legalizimin e 35 objekteve ne ketë qark. Lejet e legalizimit i janë dorëzuar myftiut te Durrësit Redi Quku. Ky proces i hap rrugën edhe regjistrimit ne zyrën e pasurive te këtyre xhamive, duke zyrtarizuar me pas edhe pronësinë e komunitetit mysliman. Referuar shifrave nga Ministria, ne 3 vite jane legalizuar ne qarkun Durrës 20 mije objekte qe i përkasin komunitetit mes tyre dhe objekte kulti. Qëllimi është legalizimi i te gjitha objekteve ne te gjithë Shqipërinë, brenda këtij mandati qeverisës. Ne total rezulton se janë 620 xhami ne te gjithë vendin qe presin te legalizohen, ndërsa shifra ne total per te gjitha objektet e kultit arrin ne mbi 1000.