E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Flamur Noka i ashpër: Rama shpërbleu baronët e drogës që blenë zgjedhjet

Sekretari i “Rithemelimit” Flamur Noka akuzoi ashper per legalizimin e kanabisit mjekesor.

 

Reklamë

Sipas tij, legalizimi i kanabisit eshte bere enkas per bandat.

 

Reklamë

Madje Noka shton se me kete veprim Rama shperbleu baronet e droges qe blene zgjedhjet ne 14 maj.

 

Legalizimi pas kanabizmit është gozhda e fundit në arkivolin e Republikës. Përmbyllja e eksperimentit famëkeq të kanabizmit, i cili mori shumë e shumë jetë njerëzish në luftën për territore të trafikut, që largoi shumë të rinj nga shkollat dhe shumë të tjerë nga Shqipëria, është shenja se Edi Rama nuk ndalet para asgjëje në konsolidimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Legalizimi është taksa që Rama u paguan bandave për zgjedhjet e vjedhura. Ky është hapi i radhës në çimentimin e lidhjes së shtetit me krimin, shtetëzimi i aseteve kriminale dhe kriminalizimi i politikave shtetërore. Legalizimi i kanabisit nuk është asgjë më shumë se legalizimi i një sektori kriminal, në të cilin qeveria ka qenë e angazhuar që në fillim. Baronët e drogës tani do të legjitimohen dhe, nga industria e kanabisit do të kalojnë në farmaceutikë, e më pas në politikë. Ky projektligj nuk është gjë tjetër veçse përpjekja për ta tomdoshëzuar politikën shqiptare. Nuk është gjë tjetër veçse përmbushja e premtimit të Edi Ramës për padrinon e tij, George Soros.

 

Më shumë video

Reklamë