Qeveria ka shmangur edhe nje tjetër barre per qytetaret qe duan te legalizojnë objekte e tyre. Duke filluar nga kjo e premte procedura e kalimit të pronësisë së truallit të objekteve pa leje qe janë ne proces legalizimi, nuk do të bëhet më nga noterët, po do kryhet nga vetë ALUIZNI. Kostot e kësaj procedure nuk ishin te vogla.
Ndërkohë janë lehtësuar edhe procedurat e tërheqjes së kompensimit nga ana e pronarëve, tokat e të cilëve janë prekur nga ndërtimet pa leje. Kreu i Agjencisë se Legalizimit te Ndërtimeve pa Leje, Artan Lame, shtoi se ALUIZNI ka hapur rreth 300 vende të lira pune.