Kandidati për deputet i Durrësit, Lefter Koka, i cili u largua nga LSI për t’iu bashkuar PS në këto zgjedhje, tha se objektivi për të marrë tetë mandate është arritur.

 

“Është një rezultat brenda parashikimeve të PS, konsiderohet një objektiv i arritur, ka akoma mundësi, por pritshmëria është brenda tetë mandateve.

 

Në një lidhje direkte për “Zgjedhje 2021”, Koka  u pyet edhe mbi akuzat e kundërshtarve se njerëz me sfond kriminal kanë intimiduar zgjedhësit përmes parave.

 

“Nuk kam informacione…PS është një forcë e vjetër politike, e mirëstrukturuar në qarkun e Durrësit. Do ta konsideroja një qark të vështirë, emocionet e garës kanë qenë të mëdha, sepse siç të përmallon, edhe të ndëshkon në heshtje, por e kanë vlerësuar punën e bërë, kryesisht me rindërtimin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *