Showbiz
Ledri Vula, një njeri i zakonshëm si të gjithë ne! Ja ku është fotografuar…

Kjo verë për reperin Ledri Vula rezultoi mjaft e suksesshme. Me koncerte të shumta brenda dhe jashtë vendit reperi arriti të kënaqë fansat e tij kudo që janë.
Reklamë
Por me përfundimin e sezonit veror ka ardhur koha që Ledri t’i kthehet përditshmërisë disi më të qetë. Paparacët e ‘Prive’ e kanë fotografuar reperin në një vend aspak të zakonshëm për një të famshëm. Ai së bashku me të atin ndodhet në zyrat e tatimeve për të shlyer disa detyrime qytetare.
Prania e tij i ka habitur të pranishmit, por me këtë gjest Ledri tregon se përtej televizionit është një njeri i thjeshtë dhe i përgjegjshëm.

Vazhdo të lexosh
Reklamë



