Ledri Vula dhe biznesmeni, që menaxhon disa nga këngëtarët e rinj të Kosovës, Krenar Çoçaj, u përballën dje në sallën e gjyqit për një zënkë të ndodhur disa vite më parë. Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën, akuzohen se natën e 7 qershorit 2012, kishin sulmuar Ledri Vulën, pasi ia kishin zënë rrugën me makine dhe e kishin nxjerrë nga makina në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës.

 

Nga ky sulm, Ledri Vula, kishte marrë lëndime ne trup. Sipas akt akuzës, Gazmend Mirena e ka goditur Vulën në vetullën e majtë dhe në kokë, ndërsa Krenar Çoçaj me shufër hekuri në shpinë dhe në kokë. “Kur më ka goditë Gazmendi, e di që mu ka ba zi dhe instinktivisht i kam qitë duart në kokë”, – është shprehur Vula.

 

Ai tha se të akuzuarit nuk i kishin ndalur goditjet.“Në një moment janë ndalur dhe unë jam ngritur në këmbë dhe kur kam tentuar të ik, më kanë goditur edhe njëherë nga mbrapa. Pasi kam filluar të vrapoj, ata më kanë ndjekur dhe më ka rra telefoni nga xhepi, jam kthyer me marrë telefonin dhe gjaku më rridhte vazhdimisht. Pastaj e kam parë Getoarin, duke tentuar që ti ndalë pasi që ata tentonin që të më sulmonin nga mbrapa”, – ka shtuar Ledri. Në pyetjen e avokatit Gashi, se a ishte në dijeni se çfarë motivi kishte pasur Çoçaj, që të ushtronte dhunë ndaj tij, Vula përmendi këngëtaren Dafina Zeqiri si motiv xhelozie. “Motivi i sulmit ishte Dafina, pasi që pas Krenarit kam qenë unë në lidhje me të”, – ka theksuar Ledri Vula. Përfundimi i gjykimit të çeshtjes ende nuk dihet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *