E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ledri gdhend në trup tatuzhin e veçantë

Ilustrim · Vizion Plus

Që prej lindjes së vajzës së tij Poem, Ledri Vulës i kemi njohur një anë shumë të ëmbël dhe të dashur, veçanërisht ndaj të voglës së tij. Si shumë prindër të tjerë, edhe ai ka zgjedhur ta përjetësojë nën lëkurë një shenjë nga bebushja e tij.

 

Ai ka gdhendur në trupin e tij, konkretisht në krah, me shkronja shumë të thjeshta e të bijës. Vetë reperi publikoi në llogarinë e tij në Instagram video nga momenti i bërjes së tatuazhit i cili bëhet edhe më i veçantë pasi mban edhe “prekjen” e Poem.

 

Ledri ka shkruar vetëm “POEM” teksa “BLU” u plotësua nga ngjyra e vendosur në gishtat e saj, sikurse mund ta shihni në video. Ky tatuazh u ka pëlqyer shumë ndjekësve të reperit të cilët nuk i kanë kursyer komentet pozitive./ Living

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh