Milan fitoi ndeshjen e trete ne po kaq sfida te luajtura ne kampionatin italian.

Kuqezinjte mposhten Lazion e Elseid Hysajt dhe Igli Tares 2 me 0 ne San Siro.

Nje fitore mese e merituar per kuqezinjte te cilet dominuan nga minuta e pare ne te fundit.

Pasi krijuan disa raste ne pjesen e pare, vendasit e gjeten golin ne minuten 45 pas nje kundersulmi perfekt finalizuar nga Leao.

Ne shtesen e pjeses se pare Milan fiton nje penallti por Kessie godet traversen.

Ne pjesen e dyte dominimi kuqezi vijoi dhe Ibrahimovic shenoi golin e dyte pak pasi u fut ne fushe.

Deri ne fund Milan nuk rrezikoi aspak te merrte gol duke u ngjitur ne vendin e pare me 9 pike, 3 me shume sesa Lazio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *