E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Leao apo Kvaratskhelia, Barcelona zgjedh emrin e sulmit

Khvicha Kvaratskhelia është emri që ka zgjedhur Barcelona për merkaton e sulmit. Pavarësisht se Rafael Leao ka disa javë që përmendet në media, katalanasit nuk e preferojnë yllin e Milanit.

Barcelona ka nisur planet për rritjen e mëtejshme të skuadrës në 2025 dhe lojtari më në përparësi për momentin është gjeorgjiani i Napolit.

Sipas gazetës Sport, katalanasit e kanë kuptuar se Milani ka kërkesa të tepruara për Leaon, rreth 150 mln euro, shifër që konsiderohet e papërshtatshme për një lojtar të tillë

Drejtuesit e Barcelonës besojnë se lojtari i Napolit është zgjedhje më e mirë, më efikase dhe më e lirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë