E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 13 minuta më parë
Rajoni

LDK reagon pas takimit me Kurtin: Paraqitëm ofertën tonë për bashkëqeverisje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thyer heshtjen pas takimit të mbajtur pasditen e kësaj të enjteje me Lëvizjen Vetëvendosje për marrëveshjen për bashkëqeverisje. LDK ka reaguar duke treguar se gjatë takimit i ka paraqitur LVV ofertën e saj për bashkëqeverisje.

 

“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”

 

Ky takim mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës erdhi si seri e takimeve të mbajtura edhe në ditët e kaluara. Pavarësisht takimeve të shumta, ata akoma nuk janë dakordësuar për koalicionin qeverisës. Sipas mediave vendase, në tryezë vijon të diskutohet për postin e presidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë