E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

LDK propozon Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës propozoi emrin e Avdullah Hotit si kryeministër për qeverinë e re.

Kreu i LDK, Isa Mustafa ka deklaruar se Kryesia kishte propozuar edhe emrin e tij, por sqari se e kishte refuzuar këtë për shkak të problemeve shëndetësore.

Reklamë

“Jemi pajtuar të gjithë që Avdullah Hoti të propozohet nga Kryesia e LDK-së për kryeministër në qeverinë të cilën se bashku me subjektet tjera partnere do t’ia prezantojmë Kuvendit në momentin që unë e marrë konfirmimin definitiv nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.”

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar të mërkurën, pas takimit me përfaqësuesit e partive politike se do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë asaj partie politike që dëshmon se e ka shumicën në Kuvend.

Por nga ana tjetër, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Ai ka kërkuar që zgjedhjet e reja të mbahen pas pandemisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë