Subscribe

 Formimi i qeverisë së re në Kosovë mbetet ende larg. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë asnjë sinjal lidhur me propizimin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit për të rritur numrin e ministrive në 14, 6 prej të cilave i kalojnë partisë së Isa Mustafës, 5 Lëvizjes Vetëvendosje dhe 3 minoriteteve.

 

Megjithatë duket se oferta e fundit e Albin Kurtit nuk po konsiderohet serioze nga LDK.

 

Nënkryetari i Parë i partisë së Isa Mustafës Agim Veliu, përmes një postimi në facebook thekson se propozimi i e kreut të Vetëvendosjes nuk do të çojë palët në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

 

Por pavarësisht gjykimit të tij, propozimi i Kurtit do të shqyrtohet nga LDK para përgjigjes përfundimtare.


“Angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës. E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin. Madje, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike”.

 

Por pas këtij reagimi, zëdhënësi I Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, shkruan se “çfarë duhet të bëjë më tepër Lëvizja Vetëvendosje, kur partia e tij ka marrë refuzimin e LDK-së në çdo propozim.

 

Bisedimet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re, ngecën që pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar I parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *