LDK pas përfundimit të mbledhjes me kryesinë është shprehur se partisë së parë i takon t’i  formojë institucionet dhe se janë të gatshëm t’i vazhdojnë bisedimet me VV.

 

Përmes një deklarate për mediat LDK ka ftuar VV-në që të reflektojë mbi bazën e parimit për të pasur pushtete të balancuara dhe përgjegjësi të përbashkëta, në mënyrë që të funksionojë mirë një koalicion i mundshëm.

 

“Kryesia e Lidhjes Demokratike tё Kosovёs, nё mbledhjen e mbajtur sot, trajtoi situatёn pas Konstituimit tё Kuvendit tё Kosovёs. LDK-ja vlerёson se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019 dhe krijimi i intstitucioneve. LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet. LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit. LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve. LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *