E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

LDK diskuton emrat e Ministrave, “Vetëvendosje” mbledh firma në shesh

Menjeherë pas shpalljes së vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, Lidhja demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë për të caktuar emrat e ministrave të qeverisë Hoti.

Seanca parlamentare ku pritet të votohet qeveria e re do të mbahet nesër në orën 11.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u shpreh i bindur se qeveria do të marrë mbështetjen e nevojshme të deputetëve.

Reklamë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se është  garantuar mbështetja me votë nga 65 ligjvënës.

Qeveria e re do të jetë në koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt, Nismën Socialdemokrate  të Fatmir Limajt dhe minoritetet. Ndërsa AKR e Behgjet Pacollit nuk do të përfaqësohet në qeveri, por do ta votojë atë. 

Ndërkaq lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të kërkojë zgjedhje të reja me anë të një peticioni. 

Vetëvendosje fillimisht nisi mbledhjen e firmave online, ndërsa pas zbutjes së masave kundër COVID-19, peticioni po nënshkruhet edhe në sheshet kryesore të Prishtinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë