Subscribe

Opozita në Kosovë po përpiqet të mbledhë forcat për të rrëzuar qeverinë e Ramush Haradinajt.

Kreu i Lëvizjes Demokratike Isa Mustafa dhe ai i vetëvendosjes Albin Kurti u takuan për të diskutuar për organizimin e mocionit të mosbesimit për rrëzimin e qeverisë.

Sipas LDK Qeveria nuk po punon në interes të vendit dhe Kuvendi i Kosovës është jofunksional. Partia e Isa Mustafes pretendon gjithashtu se koalicioni qeverisës nuk përfaqëson shumicën.

LEVIZJA DEMOKRATIKE E KOSOVES

LDK vlerësoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje përmes votës së mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale ose përmes shpërndarjes së Kuvendit duke kërkuar nga të gjitha organet e LDK-së angazhim të plotë dhe të gjithanshëm për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme.

Ndërsa kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka theksuar se qytetarët duan një qeverisje të re.

ALBIN KURTI

KRYETAR, LEVIZJA VETEVENDOSJE

Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që te bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë.

Megjithatë, për të pasur sukses një mocion për rrëzimin e Qeverisë, nevojiten 61 nga 120 votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate kanë gjithsej 56 deputetë në Parlament.

Një nismë e ngjashme për rrëzimin e Qeverisë nga ana e partive opozitare dështoi vitin e kaluar për shkak të pamundësisë për të siguruar 61 votat e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *