Lazio ishte skuadra e parë që siguroi një bilete për në gjysmëfinalet e kupës së Italisë, kryeqytetasit mundën 1 me 0 në Olimpico, Fiorentinen dhe vazhdojnë rrugën në këtë kompeticion dhe pret me qetësi kundërshtarin e radhës që do të dalë nga derbi Milan-Inter.

 

Skuadra e Simone Inzagin konfirmoi momentin e mirë duke marrë maksimumin nga ndeshja e çerekfinaleve kundër vjollceve. Bardhekaltrit shënuan shumë shpejt që në minutën e 5 me anë të Senad Lulic. Goli i dha më shumë siguri lojës së Lazios, e cila kontrolli në përgjithësi lojën në pjesën e parë, duke rrezikuar edhe disa here te tjera me Caicedon, Milikovic Savic dhe Lulic, ndërsa Fiorentina krijoi vetëm një mundësi shënimi në 45 minutat e para me anë të Chiesas, por Tomas Strakosha ishte i saktë në ndërhyrje.

 

Në pjesën e dytë Lazio i la më shumë hapësira Fiorentines, por kontrolli i topit nuk i mjaftoi vjollceve për të krijuar shumë raste për gol me përjashtim të një tjetër Komeni të Chieses, neutralizuar sërish nga Strakosha, protagonist edhe ai në kualifikimin e  Lazios në gjysmëfinale.

 

Në Angli, në javën e 20 të kampionatit, Liverpul regjistroi një fitore tre thelle 5 me 0 kundër Suansea. Fitorja i dha mundësi të kuqve të rimarin vendin e  4 në klasifikim me 38 pikë, duke parakaluar kështu Tottenham. Pjesa e parë u mbyll 1 me 0 për të zotët ë shtëpisë falë një goli të shënuar shumë shpejt nga Coutinho.

 

Më pas 45 minutëshi i dytë ishte një spektakël më vete i skuadrës së Klop që kënaqi pa mase të pranishmit në “Anfield”.  Firminho në minutën e 52 dyfishoi rezultatin, më pas talenti Aleksandër-Arnold i çoi shifrat në 3 me 0, ndërsa pak sekonda më vonë edhe një herë tjetër Firminho realizoi golin e dytë personal dhe të 4 për skuadrën e tij. Në fund pati kohë edhe për golin e 5 dhe të fundit shënuar nga Alex Oxlade-Chamberlein.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *