Lazio arriti të fitoje Superkupën e Italisë, megjithëse kishte përballe Juventusin favorit. Heroi i bardhekalterve ishte Murgia me një gol të shënuar në minutën e 93. Trofe mese i merituar për Lazion e Igli Tares dhe Tomas Strakoshes, i cili në startin e ndeshjes ishte protagonist me dy reagime fantastike në minutat e para të ndeshjes ndaj Cuadrados, Dybales dhe Higuain.

 

Paraqitje që konfirmojnë cilësitë e portierit kuqezi i projektuar titullar i padiskutueshëm këtë sezon tek skuadra e Simone Inzagit. Pas startit jo të mirë, Lazio pati meritën që diti të ringrihet duke luajtur me mirë sesa Juventus falë shpirtit të lartë të garës dhe luftës së forte për topin e parë.

 

Milinkovic Savic vuri dy herë në prove Bufonin, para se të vinte 11-metreshi që kaloi ne avantazh Lazion me autor Imobilen. E ndërsa pritej reagimi në startin e pjesës së dytë i bardhezinjve, çuditërisht ishin sërish bardhekaltrit që luajtën më mirë dhe jo vetëm kaq, por dyfishuan sërish me Imobilen, i aftë për të vënë në gjunjë dyshen Benatia, Barzagli e më pas edhe Bufonin.

 

Pak minuta më vonë ky i fundit shpëton mirë pasi Imobile mund të kishte shënuar edhe golin e trete. E për t’i dhënë shkëndije dhe entuziazëm Juventusit mendon vetëm Dybala. Asi argjentinas riahp ndeshjen me një supergol në minutën e 85. 5 minuta më vonë kthen në gol një 11-metersh të fituar nga Alex Sandro, duke barazuar shifrat në 2 me 2.

 

Por në momentin më të keq të Lazios dhe kur ndeshja pritej të shkonte ne shtese, ishte një inkursion i Lukakut nga e majta që i dha mundësinë Murgias që të realizonte golin e fitores 3 me 2 që i dha Lazios superkupen e 4 ne histori, ndërsa Alegri pëson disfatën e 3 në 5 finale superkupe. E dyta radhazi pas humbjes ne dhjetor 2016 me Milanin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *