E hënë, 2 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Lazio kap vendin e pestë, Immobile thyen rekordin e legjendës Piola

Lazio mundi 1 me 0 Venecian në duelin përmbyllës të javës së 29 të kampionatit Italian, e cila u transmetua në platformën Tring.

 

Bardhekaltrit falë kësaj fitoreje u ngjiten në vendin e pestë të Seria A. Një ndeshje pa shumë emocione dhe thuajse zero raste të pastra në pjesën e parë, pavarësisht se kryeqytetasit patën më shumë iniciativë.

 

Reklamë

Madje në këtë fraksion, skuadra e Sarrit mori edhe një lajm të keq, pasi ndëshkimi me të verdhë i Xakanjit do të bëjë që ai të mungojë në derbin me Romën. Pjesa e dytë nisi me një reagim të bukur të Strakoshës ndaj Cernigoj dhe pikërisht ky lojtar shkaktoi 11-metërsh 6 minuta më vonë në kontaktin me lkuiz Felipen, episod që u konfirmua në sistemin VAR.

 

Ciro Immobile ishte i saktë nga pika e bardhe e penalltise, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh.

 

Gol historik për kapitenin, pasi kaloi legjendën Silvio Piola si golashënuesi më i mirë i Lazio-s në kampionatin Italian.

 

Në vazhdim, vetë Immobile dhe Luis Alberto patën shanse për të shënuar edhe golin e sigurisë, por nuk ia dolën dot mbanë.

 

Me këtë fitore, Lazio parakalon Romën dhe Atalantën, por është ende larg zonës Champions me 7 pikë diferencë nga Juventus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë