E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lavrov zbut tonet me SHBA 

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka zbutur tonet me SHBA, duke thënë se nuk ka asnjë perde te hekurt midis dy vendeve dhe se marrëdhëniet midis dy fuqive botërore do të përmirësohen.

 

Megjithatë, diplomati rus nuk i mohoi një numër veprimesh që ishin ndërmarrë nga pala amerikane, te cilat nuk ndihmuan në ngrohjen e marrëdhënieve SHBA-Rusi.

 

Reklamë

Ndër të tjera, ai vuri në dukje sanksionet ekonomike të imponuara ndaj Moskës, si dhe kufizimet e vendosura në mediat ruse.

 

Moska, nga ana e saj, nuk planifikon të nxisë konfrontimin me Uashingtonin, por do të pengojë çdo lëvizje agresive, theksoi Ministri i Jashtëm.

 

Ai shtoi se Rusia  po ndjek një politikë të rezervuar ndaj çështjeve të tjera kyçe duke i’u referuar Koresë se Veriut.

 

Lavrov tha se Rusia “kurrë nuk do të tolerojë as nuk do të mirëpresë” dëshirën e Phenianit për t’u bërë një fuqi bërthamore, por përpjekjet për të ushtruar presion dhe bllokimin e Koresë së Veriut janë po aq të rrezikshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë