E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lavrov takohet me Tillerson në Filipine

U.S. Secretary of State Rex Tillerson (R) waves to the media next to Russian Foreign Minister Sergey Lavrov before their meeting at the State Department in Washington, U.S., May 10, 2017. REUTERS/Yuri Gripas

Pas acarimit të marrëdhënieve SHBA-Rusi per shkak te sanksioneve Moska ka zbutur tonet. Gjatë takimit mes ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretarit të shtetit, Rex Tillerson, që u mbajt në prag të samitit dy ditor në Filipine për gadishullin korean, Lavrov tha se Moska beson se SHBA është e gatshme për vazhdimin e dialogut.

 

Sipas Lavrov nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç bisedimeve për çështjet e ndërlikuara dhe per t’i dhënë fund tensionit mes palëve. Në fillim të takimit, Tillerson dhe Lavrov u panë të buzëqeshur. Megjithatë ata nuk dhane detaje se për çfarë u fol mes përfaqësuesve të dy superfuqive.

 

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në një postim në Tëitter ka shkruar se “marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën janë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave”  duke shtuar se kjo është “shumë e rrezikshme”. Dhoma e përfaqësuesve në SHBA votoi pak ditë më parë për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë për ndërhyrjen e dyshuar në zgjedhjet presidenciale dhe aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

Vazhdo të lexosh

Reklamë