E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lavrov: Rusia do të vazhdojë bombardimet në Idlib

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Moska do të vazhdojë bombardimin e caqeve të militantëve në provincën Idlib të Sirisë nëse ka nevojë.

 

Ndër të tjera ai ka thënë se nëse është e nevojshmë do të hapë po ashtu korridore humanitare për t’iu mundësuar civilëve të ikin.

 

Reklamë

I cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, Lavrov tha se forca ajrore ruse do të bombardojë objektet e terroristëve, por edhe do t’i inkurajojë marrëveshjet për pajtim.

 

Përpara bisedimeve, Maas tha se do ta paralajmërojë Lavrovin se një ofensivë e madhe ushtarake në Idlib – provincën e fundit që kontrollohet nga rebelët sirianë – rrezikon të shkaktojë “katastrofë humanitare”.

 

 

Ndërkohë nga ana tjetër qeveria e Sirisë ka bërë publike planet për një ofensivë të madhe në Idlib. Rusia dhe Irani i kanë dhënë mbështetje regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, gjatë luftës civile shtatëvjeçare.

 

Kombet e Bashkuara presin që deri në 900,000 njerëz të ikin nëse Assadi nis ofensivë të shkallës së gjerë në Idlib.

Vazhdo të lexosh

Reklamë