Pas postimit të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova që ngjalli reagime të shumta në Beograd, këtë të mërkurë ka ardhur dhe reagimi i parë zyrtar nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Në një konferencë për shtyp pas takimit me homologun e tij nga Kazakistani, Lavrov është pyetur për qëndrimin e Rusisë mbi këtë marrëveshje, të cilën fillimisht ai e ka përshëndetur.

 

SERGEY LAVROV

MINISTËR I JASHTËM I RUSISË

Ne konsiderojmë ate si marrëveshje të arritura midis këtyre palëve. Ne supozojmë se kjo është bërë në interes të një zgjidhje. Nuk kemi asnjë arsye të dyshojmë se udhëheqja serbe vazhdon të mbështesë zbatimin e plotë të Rezolutës 1244 të KB . Siç ka thënë vazhdimisht Presidenti rus Vladimir Putin, ne do ta mbështesim me vendosmëri Serbinë në hapat që ajo i konsideron të nevojshme për të ndërmarrë brenda kornizës së kësaj rezolute. Ne do të mbështesim çdo marrëveshje të arritur vullnetarisht midis Beogradit dhe Prishtinës, duke përfshirë vëmendjen e nevojës për të zbatuar atë që është rënë dakord tashmë.

 

 

Por Lavrov ka vijuar më pas me rezervat e tij ndaj Bashkimit Europian dhe padyshim Uashingontinit. Fillimisht Lavrov i ka kujtuar BE-se marrëveshjen e 2013 për Asosacionin e Komunave Serbe, e cila edhe pse është firmosur prej 7 vitesh dhe BE ishte shumë krenare për këtë arritje në atë kohë, asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.

 

Me tej kreu i diplomacisë ruse është ndalur tek shtesat në marrëveshje, që sipas tij kanë të bëjnë me Lindjen e mMesme, duke thumbuar Uashingtonin

 

Lidhur me ato shtesa që u bënë dokumenteve të nënshkruara në Uashington, në veçanti, ato në lidhje me zgjidhjen e Lindjes së Mesme, pozicioni ynë është shumë i thjeshtë. Ashtu si në rastin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB , të cilën të gjithë duhet ta respektojnë dhe zbatojnë, ne mbrojmë që të gjithë të respektojnë dhe zbatojnë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB mbi zgjidhjen e konfliktit arabo-izraelit dhe problemet e Palestinës. Kur ata përpiqen të sjellin ceshtje të tilla, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me problemet midis Beogradit dhe Prishtinës, atëherë, natyrisht, nuk mund të mos dyshojmë në sinqeritetin dhe ndërgjegjshmërinë e ndërmjetësve që ofrojnë shërbimet e duhura.

 

 

Deklaratat e Lavrov vijnë në kohën kur Prishtina dhe Beogradi po vijojnë dialogun, këtë radhë nën mbikqyrjen e afërt të Brukselit.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *