Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov nuk i kurseu kritikat ndaj Papa Franceskut në lidhje me qëndrimet që ai ka mbajtur për luftën në Ukrainë dhe jo vetëm.

Lavrov tha se Papa ka bërë deklarata jo të “krishtera”, duke nënkuptuar këtu pakënaqësinë e Rusisë ndaj deklaratave të numrit një të Vatikanit.

 

 

“Papa Françesku thotë se dëshiron të ndërmjetësojë për Ukrainën, por kohët e fundit “ka bërë deklarata jo të krishtera” mbi mizoritë e kryera në veçanti nga anëtarët e dy kombësive të Rusisë, domethënë çeçenët dhe burjatët. 

 

Deklaratat, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov I bëri në një konferencë për shtyp.

 

 Vatikani ka thënë se kjo nuk do të ndodhë më dhe se ndoshta ka pasur një keqkuptim, por kjo nuk ndihmon në rritjen e autoritetit të shtetit papal”.

 

Kryediplomati rus bëri thirrje që të shmanget konfrontimi ushtarak mes fuqive bërthamore.

 

“Është e nevojshme të shmanget çdo konfrontim ushtarak midis fuqive bërthamore, edhe me përdorimin e armëve konvencionale. Përshkallëzimi mund të bëhet i pakontrollueshëm”.

 

Ai akuzoi shtetet perëndimore që po e shtyjnë Kievin që të vazhdojë luftën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *