Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se marrëdhëniet mes Rusisë dhe BE vazhdojnë të jenë të tensionuara. Sipas tij, nuk mund të rivendosen më marrëdhëniet mes tyre për shkak të vendimeve të marra nga Blloku Evropian. Të paktën jo derisa Brukseli të japë sinjale për këtë.

 

“Me Bashkimin Evropian nuk ka marrëdhënie si një organizatë, e gjithë struktura e këtyre marrëdhënieve është shkatërruar nga vendimet e njëanshme nga Brukseli. Kur Brukseli të gjykojë që të jetë i mundur eliminimi i kësaj anomalie, atëherë Rusia do të jetë gati.”

 

Gjatë një konference për shtyp, Lavrov nënvizoi se rivendosja e marrëdhënies BE-Rusi do të bëhet vetëm duke zbatuar të drejta të barabarta dhe me një ekuilibër interesash. Minitri rus nënvizoi se sytë e Moskës janë kthyer nga Lindja.

 

“Nuk ka ndryshime në frontin perëndimor, për mendimin tim, ne kemi një axhendë shumë intensive në frontin lindor, i cili bëhet më i pasur çdo vit”, tha Sergei Lavrov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *